Ndërsa vala e zjarreve vazhdon të përhapet në Shqipëri, strukturat e MZSH-së po hasin vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe pajisjeve të nevojshme.
Drejtori i përgjithshëm i MZSH-së, Arben Cara, theksoi se shumë bashki nuk kanë krijuar kushtet e nevojshme për forcën operacionale, duke vështirësuar ndërhyrjen në kohë ndaj zjarreve.
Cara theksoi se çdo vit, ndonëse dërgohen shkresa për zbatimin e ligjeve të vitit 2015, shumë kryetarë bashkish nuk kanë marrë masa për përmirësimin e infrastrukturës për ndërhyrjen në raste emergjencash.
Po ashtu, ai denoncoi mungesën e pajisjeve dhe uniformave për zjarrfikësit, duke theksuar se kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në efikasitetin e shërbimit dhe sigurinë e tyre.
Në përfundim, Cara theksoi angazhimin e institucioneve të shtetit për të mbështetur operacionet në terren, por kërkoi më shumë përkushtim dhe zbatim të detyrimeve ligjore nga ana e bashkive për përballimin e këtyre sfidave.