Pas një zjarri të madh që përfshiu zonën kodrinore pranë Delvinës, qyteti u përball me një natë të vështirë dhe rrezikun e flakëve të përhapura nga era dhe terreni i vështirë.
Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, ushtrisë dhe banorëve, zjarri u ndal para zonave të banuara, por disa vatra mbeten aktive në malësinë pranë fshatit Kakodhiq.
Gjatë natës, 10 persona kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të tymit, ndërsa situata tani është nën kontroll, megjithëse ekipet mbeten në gatishmëri për të parandaluar rikthimin e flakëve.