-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret në Mesdhe, 24 viktima dhe 65 mijë njerëz janë evakuuar

Kryesoret

Vendet e Mesdheut po përballen me vatra zjarresh që po djegin mijëra hektarë pyje, shtëpi, si dhe po marrin jetë njerëzish dhe kafshësh. Për shkak të temperaturave të larta janë shkatuar zjarre në Turqi, Greqi, Spanjë, Itali, Francë, Qipro dhe Bullgari.

Deri tani kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa janë evakuuar mbi 65.000 njerëz në të gjithë rajonin. Gjithashtu janë evakuuar mbi 50 000 persona që nga muaji qershor, si pasojë e zjarreve në Izmir dhe në zonat përreth në Turqi.

Ndërsa pesë zjarrfikës dhe pesë anëtarë të ekipeve të shpëtimit kanë humbur jetën në Seyitgazi e Eskişehir. Ndërsa në Keratea të Greqisë ka humbur jetën një i moshuar. Ndërkohë, mijëra persona, përfshirë turistë u evakuuan në Chios, Kreta, Attica, Evia, Kythira dhe Messenia.

Një zjarrfikës vullnetar humbi jetën gjatë operacioneve në Castile të Spanjës, ku u evakuuan më shumë se 5.000 persona. Vatra me intensitet të lartë ka pasur në Castile y León, Galicia dhe Madrid.

Edhe Parku Kombëtar i Vezuvit në Napoli u përball me një situatë të pazakontë, teksa zjarret larguan nga vendi edhe turistët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit