-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në Lushnjë/ Flakët përhapen në ish-fushën e mbetjeve

Kryesoret

Ish-fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane në Lushnje është përfshirë nga flakët pasi një fermer po digjte mbeturina në tokën bujqësore, duke shkaktuar përhapje të shpejtë të zjarrit për shkak të erës së fortë.

Zjarri mbuloi të gjithë ish-fushën e mbetjeve, duke u afruar me banesat e lagjes “18 Tetori”.

Për fat të mirë, 4 ekipe zjarrfikësish të Bashkisë Lushnje dhe efektivë të Policisë së Shtetit, të mbështetur edhe nga banorët, ndërhynë menjëherë, duke shmangur përhapjen e flakëve në banesa.

Aktualisht, zjarrfikësit kanë arritur të kontrollojnë situatën, ndërsa nuk ka pasur rrezik për banesat.

Uniformat blu kanë identifikuar autorin e zjarrvënies dhe janë në kërkim të tij. Pavarësisht që zjarri është izoluar, zona vazhdon të monitorohet nga ekipet e zjarrfikësve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit