Ka njerëz që ndihen më të plotësuar kur janë vetëm dhe jo gjithmonë në shoqëri. Ata e vlerësojnë qetësinë, kohën për reflektim dhe preferojnë të qëndrojnë me veten, për të dëgjuar mendimet e tyre dhe për t’u përmirësuar shpirtërisht. Disa shenja të horoskopit kanë këtë prirje më të theksuar se të tjerat:
Gaforrja
Edhe pse janë shumë të lidhur me njerëzit e dashur, Gaforret e ndjejnë nevojën për t’u shkëputur nga bota dhe për t’u rikthyer në “guaskën” e tyre. E duan shtëpinë dhe ndihen rehat kur janë vetëm. Kur ndihen të lënduar ose të zhgënjyer, preferojnë të qëndrojnë larg të tjerëve për të rigjetur balancën.
Virgjëresha
Virgjëreshat lodhen lehtësisht nga kontaktet shoqërore. Vetmia për ta është mënyra më e mirë për të reflektuar dhe për të organizuar mendimet. Janë të përqendruar në përmirësimin personal dhe nuk marrin pjesë në aktivitete pa qëllim. U pëlqen të qëndrojnë në një ambient ku ndihen të sigurt dhe në kontroll.
Akrepi
Edhe pse mund të jetë social, Akrepi shpesh e gjen veten më i qetë kur është vetëm. Kur ka një qëllim të qartë apo kur është i fokusuar tek diçka e rëndësishme, ai izolohet nga të tjerët për t’u përqendruar maksimalisht. Vetmia i ndihmon për t’u rilidhur me energjinë e tyre të brendshme.









