Sunderland ka njoftuar zyrtarisht se Granit Xhaka do jetë kapiteni i klubit për sezonin e ri. Granit Xhaka ka firmosur kontratë tre vjeçare me Sunderland, duke lënë pas dy sezonesh Bayer Leverkusenin dhe për t’u rikthyer në Premier League, ku më herët ka qenë pjesë e Arsenalit.
Xhaka ka reaguar dhe është shprehur se është një privilegj për të që të tregojë lidership si brenda dhe jashtë fushe.
“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin. Të jem pjesë e historisë së Sunderlandit, së bashku me disa nga emrat që e kanë mbajtur shiritin e kapitenit më parë, është një nder. Njerëzit që më njohin e dinë saktësisht se çfarë do të marrin, unë jam dikush që kërkon shumë. Unë jam fitues dhe dua të fitoj dhe pres të njëjtën gjë nga shokët e mi të skuadrës”, tha Xhaka.