Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikave për mungesën e avionëve zjarrfikës në Shqipëri, duke sjellë shembujt e Spanjës dhe Turqisë, të cilat këtë verë po përballen me zjarre të mëdha.
Sipas Ramës, gjatë muajit gusht në Evropë janë djegur rreth 440 mijë hektarë, dyfish më shumë se mesatarja e 20 viteve të fundit, me një pjesë të madhe të zjarreve në Evropën Jugore.
Ai theksoi se edhe vendet si Spanja, një fuqi e madhe e NATO-s, dhe Turqia me kapacitete të mëdha, janë në situatë të vështirë, duke evakuuar mijëra njerëz.
“Kjo tregon se nuk ka asnjë forcë magjike që të ndalojë zjarret,” tha Rama, duke shtuar se ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë dhe i vështirë për t’u kontrolluar, edhe pse në dispozicion ka pasur më shumë forca ajrore se kurrë më parë.








