Kryeministri Edi Rama, në një komunikim online në Facebook, tha se zjarret që kanë përfshirë disa zona në vend janë ndër më të vështirat.
Ai bëri të ditur se deri tani janë evidentuar 207 shtëpi të prekura, mes tyre 40 të djegura plotësisht.
Rama theksoi se po bëhet inventarizimi i dëmeve sipas protokollit dhe garantoi se asnjë familje nuk do të mbetet pa ndihmë nga shteti.
Ai premtoi dëmshpërblim për çdo banesë të dëmtuar dhe mbështetje për rikthimin në banesa më të forta.