Gjykata e Tiranës liroi Eduart Lamin, i arrestuar në fillim të vitit menjëherë pas vrasjes së Lulzim Vishës.
Eduart Lami u lirua pasi deri më tani nuk janë gjetur prova që ta lidhin me ekzekutimin e Vishës.
Lami u dënua vetëm për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, për të cilën gjykata i caktoi një dënim prej 10 muajsh burg. Ai e ka shlyer këtë dënim me kohën e kaluar në paraburgim. Ndërkohë po vijojnë hetimet për ta zbardhur vrasjen e Lulzim Vishës.