Dinamo është kualifikuar për në Play Off të Conference League, pasi mundi 3-1 Hajdukun e Splitit në “Air Albania”.
Ndeshja e nisi e barabartë, por në minutën e 14, Zabërgja realizoi një gol pas një aksioni fantastik.
Në shtesë ishin kroatët që shënuan fillimisht me Karaçiç, por Dinamo besoi dhe realizoi përmbysjen e madhe.
Në minutën e 99 Qardaku shënoi për 2-1, ndërsa takimin dhe kualifikimin e vulosi Berisha 2 minuta më pas.