-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme, arrestohen 3 persona në Fier dhe Lushnje

Kryesoret

Policia e Fierit dhe e Lushnjës ka arrestuar tre persona për zjarrvënie të qëllimshme.

68-vjeçari Faik Buzi, banues në lagjen “Bishanak”, Fier u arrestua duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Ai dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

Ndërsa Gëzim Hysi 61 vjeç, banues në Lushnjë dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, në lagjen “18 tetori”, për djegien e mbeturinave. Flakët, të cilat janë përhapur deri te ish fusha e mbetjeve urbane, kanë rrezikuar banesa në këtë zonë.

Gjithashtu edhe Nevruz Deneku 62 vjeç, banues në fshatin Delisufaj u arrestua pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave. Flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit dhe kanë rrezikuar banesa.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit