-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i DASH: Ndikimi i politikës dhe krimit pengon lirinë e medias dhe akademinë në Shqipëri

Kryesoret

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri nxjerr në pah një situatë shqetësuese ku politika dhe krimi i organizuar po ushtrojnë presion të fortë mbi lirinë e mediave dhe institucionet akademike.

Sipas raportit, emërimet në pozicionet kyçe akademike bëhen shpesh mbi bazë lidhjesh politike, duke cenuar pavarësinë dhe lirinë akademike, përfshirë edhe rolin e kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Në media, gazetarët përballen me sfida serioze, duke u ekspozuar ndaj kërcënimeve, shantazheve dhe presionit politik që i detyrojnë të vetëcensurohen.

Raporti përmend fenomenin e heshtjes së gazetarëve, të quajtur “Omerta”, si një mjet mbrojtës në një mjedis të mbushur me frikë dhe intimidim.

Përveç kësaj, pronarë dhe redaktorë mediatikë shpesh përdorin platformën e tyre për interesa politike, duke kërcënuar bizneset apo duke shpërndarë lajme të rreme për kundërshtarët.

Organizata “Qëndresa Qytetare” e konsideron raportin e DASH një konfirmim të shqetësimeve të saj dhe një thirrje të fuqishme për masa të menjëhershme që synojnë forcimin e lirisë dhe pavarësisë së medias dhe akademisë, si dhe për sigurimin e mbrojtjes së gazetarëve dhe studiuesve në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit