-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët nuk po “martohen” më, celebrimet bien 7.7%, zbresin në minimum historik

Kryesoret

Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtejshme të lindjeve në vitet ne vijim. Të dhënat zyrtarë të INSTAT tregojnë se numri i martesave në Shqipëri ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2024, duke arritur në 16,120 çifte të regjistruara zyrtarisht, niveli më i ulët historik që nga viti 1990.

Sipas të dhënave krahasuar me një vit më parë, kur ishin regjistruar 17,467 martesa, rënia është rreth 7.7%, ndërsa në raport me vitin 2021, që shënoi kulmin e dekadës së fundit me gati 19,709 martesa, tkurrja arrin në mbi 18%. Në vitin 1990, para ndryshimeve të mëdha politike dhe ekonomike, në vend regjistroheshin 28,992 martesa, gati dyfish më shumë se sot.

Të dhënat tregojnë se rënia e martesave nuk ka qenë lineare, por ka ndjekur cikle të lidhura me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike. Fillimi i viteve ’90 solli një tkurrje të fortë për shkak të emigracionit masiv dhe pasigurisë ekonomike. Pas një rimëkëmbjeje të lehtë në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000, kur shifrat qëndruan mbi 25 mijë martesa në vit, tendenca ra sërish pas vitit 2010, duke zbritur nën 24 mijë.

Goditja e pandemisë në 2020 uli ndjeshëm numrin e martesave në 17,473. Në 2021 u shënua një rritje e përkohshme në 19,709 të tilla, si pasojë e shtyrjes së ceremonive nga pandemia. Pas kësaj, rënia rifilloi me shpejtësi nga 18,781 martesa në 2022 në 17,467 në 2023 dhe 16,120 të tilla në vitin 2024.(lexo KËTU për më shumë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit