Bisedimet midis presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në Alaska pritet të zgjasin të paktën 6 deri në 7 orë, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Sipas mediave shtetërore ruse, pala ruse pret që takimi të përfundojë në mënyrë produktive.
Peskov shtoi se bisedimet kokë më kokë do të zhvillohen me pjesëmarrjen e ndihmësve, pa dhënë detaje për emrat e tyre.
Udhëheqësit do të përdorin përkthyes gjatë pjesës fillestare të takimit, përpara se të vazhdojnë diskutimet gjatë një dreke pune.









