Presidenti Donald Trump ndodhet ende në bordin e Air Force One në Anchorage të Alaskës, ndërsa pritet mbërritja e presidentit rus Vladimir Putin për samitin dypalësh.
Gjatë kohës që pret, Trump ka përshëndetur senatorët e Alaskës, Lisa Murkowski dhe Dan Sullivan, si dhe guvernatorin e shtetit, Mike Dunleavy.
Vlen të theksohet se marrëdhënia e Trump me senatoren Murkowski ka qenë shpesh e tensionuar, për shkak të kundërshtimeve të saj ndaj disa prej iniciativave të tij në Senat.









