Rruga e Kombit po përjeton fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, ndërsa mijëra qytetarë udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar.
Në pikën e pagesës në Kalimash janë krijuar radhë të gjata, veçanërisht në orët e pikut.
Për të përballuar situatën, janë shtuar patrullat e policisë dhe sportelet nga firma koncesionare.
Megjithëse pritjet janë disa minuta, qytetarët kërkojnë zgjidhje të përhershme për këtë nyje strategjike të trafikut veror.
/5pyetjet.al