-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merz: SHBA-të janë të gatshme për garancinë e sigurisë së Ukrainës

Kryesoret

SHBA-të janë gati për të qenë pjesë e garantuesve të sigurisë për Ukrainës, thotë kancelari gjerman Friedrich Merz.

Në një deklaratë për ZDF, ai u shpreh: “Lajmi i mirë është se Amerika është gati të marrë pjesë në garancitë e sigurisë dhe nuk po ua lë vetëm europianëve”.

Sa i përket udhëtimit të ardhshëm të Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, Merz tha se pas kësaj duhet të mbahet një takim tripalësh sa më shpejt të jetë e mundur mes Zelensky, Putin dhe Trump me synimin për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

“Nëse funksionon, ia vlen më shumë sesa një armëpushim”, tha ai.

Merz tha se Trump kishte lënë të kuptohej që Rusia dukej e gatshme për të negociuar bazuar te vijat e frontit të luftës sesa te kufijtë e rajoneve ukrainase për të cilat flet.

“Ky është një ndryshim i madh sepse Rusia po merr territore që s’i ka pushtuar ende”, tha Merz.

Ai shtoi se Zelensky do të flasë të dielën me liderët europianë që do ta ndihmojnë të përgatitet për takimin.

“Do t’i japim disa këshilla të mira”, përmbylli ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit