Barcelona fitoi ndaj Majorkës. Por kjo ndeshjes ishte një fillim sezoni i keq për Vedat Muriqin në ligën e parë spanjolle.
Sulmuesi i Kosovës është larguar me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të rëndë ndaj portierit të Barcelonës.
Përplasja ndodhi në minutën e 37 kur gjiganti i sulmit të Mallorcas ngriti takat më shumë se duhet dhe në vend të gjente topin kapi vetëm qafën e portierit katalanas.
Arbitri i ndeshjes fillimisht e ndëshkoi me të verdhë Muriqin, por ndërhyrja e VAR-it e detyroi arbitrin që të forconte dënimin duke e nxjerrë atë jashtë fushave të lojës.