Policia e Korçës ka dhënë detaje nga sherri i ndodhur sot, 24 Prill, mes disa personave në zonën e Pazarit.
Sipas policisë, dy vëllezër, 47 dhe 53-vjeç, janë konfliktuar me dy të tjerë 33 dhe 23 vjeç. Për pasojë, të gjithë kanë pësuar dëmtime nga mjeti prerës dhe nga mjetet e forta. Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut.
Dyshohet se sherri ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi përdorimin e hapësirës publike, konkretisht për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve në ambientet e jashtme të dy lokaleve.









