-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Skandali me rindërtimin në Tiranë, milionat avulluan, kullat ngrihen

Kryesoret

Nënkryetari i këshillit bashkiak në Bashkinë e Tiranës, Dorjan Teliti shprehet se çështja e rindërtimit është një gënjeshtër e madhe dhe qindra familje janë ende në mëshirë të fatit. Teliti shkruan se nga 53 milionë euro që ishin në dispozicion vitin e shkuar, bashkia e Tiranës ka shpenzuar më pak se gjysmën e tyre, vetëm 26 milionë.

“Skandal: rindërtimi një gënjeshtër e madhe e Bashkisë Tiranë!

?Është e papranueshme dhe thellësisht revoltuese të shohësh si Bashkia Tiranë ka transformuar procesin jetik të rindërtimit në një farsë tragjike, duke lënë qindra familje të Tiranës ende në mëshirë të fatit.

Shifrat flasin vetë: 53 milionë euro ishin në dispozicion për rindërtimin vetëm vitin e kaluar, por Bashkia shpenzoi vetëm 26 milionë euro – më pak se gjysma!

Ku shkuan paratë e tjera? Kjo nuk është thjesht neglizhencë, kjo është një shuplakë e rëndë për çdo qytetar të prekur!

?Me këtë ritëm tallës, a duhet të presim vërtet deri në dekadën e ardhshme që shtëpitë e nevojtarëve të rindërtohen?

Ndërkohë që kulla pas kulle ngrihet me shpejtësi marramendëse në zemër të Tiranës, duke shërbyer interesat e një klike të ngushtë, rindërtimi i shtëpive të qytetarëve është kthyer në sinonim të zvarritjes së pafundme, abuzimeve flagrante me tenderat, dhe punimeve fantazmë ose jashtë çdo standardi.

Ky nuk është thjesht një dështim menaxherial, por ky është një dështim politik që tregon qartë mungesën e vullnetit dhe ndershmërisë nga ana e drejtuesve të Bashkisë së Kryeqytetit.

Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë mashtrim të madh?” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit