Deputetja e PD-së, Albana Vokshi denoncon situatën e rëndë që vazhdon Onkologjiku në QSUT. Sipas saj, aparati i brakiterapisë është sërish jashtë funksionit.
“Skandal i përsëritur në Onkologjik!
Aparati i brakiterapisë në QSUT është sërish jashtë funksionit. Dhjetëra pacientë me kancer mbeten pa trajtim jetik. Çdo seancë e humbur = rrezik për jetën!
❌ Nuk është hera e parë.
❌ Nuk është rast i izoluar.
📌 Prej një viti kam kallëzuar në SPAK Ramën, ministrat e Shëndetësisë, drejtuesit e QSUT e Onkologjikut për vrasje me dashje, shpërdorim detyre, neglizhencë mjekësore. Sot janë të njëjtët drejtuea në Qeveri, e në Onkologjik. Asgjë nuk ka ndryshuar. Asnjë nuk mban përgjegjësi për shëndetin apo jetët e humbura.
⚖️ Sot, ndërsa qindra milionë euro shkojnë për koncesione abuzive (Check-up, sterilizim, laboratorë), pacientët nuk marrin dot terapitë që u shpëtojnë jetën.
👉 Ky është krim shtetëror. Dhe SPAK, duke heshtur, është bërë bashkëfajtor” shkruan Vokshi.