Kampionati anglez i futbollit ka nisur me shumë gola dhe spektakël. Manchester City dhe Totenham i janë përgjigjur Liverpulit duke marrë tre pikët e para.
Katër gola i shënoi ekipi i spanjollit Guardiola, Wolves. Tre herë e çoi Totenhami topin në rrjetën e Bërnleit.
Sunderlandi, ku sivjet bën pjesë edhe Granit Xhaka shënoi tre gola ndaj West Ham-it për tre pikët e para.
Nesër është dueli më i fortë i javës së parë, Manchester United-Arsenal.