Një zjarr shpërtheu në një motor të një aeroplani të linjës ajrore Condor që u nis nga Korfuzi për në Dyseldorf.
Sipas ERT, avioni Boeing 757 me afërsisht 250 pasagjerë u nis të shtunën pasdite dhe motori i tij u përfshi nga flakët gjatë fluturimit për një arsye të panjohura deri më tani.
Aeroplani ishte në një lartësi prej afërsisht 1,500 metrash kur motori i tij filloi të digjej, me pilotët që e fikën.
Më pas, sipas informacioneve te mediave greke, avioni u drejtua drejt aeroportit të Brindisit në Itali, ku edhe u ul.