Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se do të takohet të hënën me Presidentin amerikan Donald Trump në Uashington, për të diskutuar përfundimin e luftës dhe arritjen e paqes.
Kjo nismë vjen pas një telefonate të gjatë mes tyre, pas takimit të Trump me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaska.
Zelensky tha se gjatë bisedës, që zgjati mbi një orë e gjysmë, u riafirmua gatishmëria për të punuar drejt paqes dhe u mbështet propozimi për një takim trepalësh Ukrainë-SHBA-Rusi.
Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së Evropës për garanci të besueshme sigurie dhe falënderoi të gjithë partnerët për mbështetjen.