“Nuk kam dashur ta vras, ishte sherr i çastit. Jam shumë i penduar”. Kështu deklaroi sot në sallën e gjyqit ku doli për masën e sigurisë, autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq, Enedio Zguri.
Gjykata e Korçës la sot në ‘arrest me burg’ të miturin 14 vjeçar i cili pasditen e 14 gushtit vrau me thikë bashkëmoshtarin e tij Erald Xhejo.
Në burg kanë mbetur edhe babai dhe xhaxhai i 14 vjeçarit, përkatësisht Edison dhe Roland Guri të cilët akuzohen se kanë fshehur thikën dhe kanë bërë veprime të tjera për të fshehur gjurmët e vrasjes.