-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emisari i Trumpit: Rusia bëri lëshime në Ukrainë, ne ramë dakord për garanci të forta

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin ranë dakord në takimin e tyre në Alaska të premten për “garanci të forta sigurie” për Ukrainën, tha sot për CNN, Steve Witkoff, i dërguari special i Trump.

“Ne ramë dakord për garanci të forta sigurie”, theksoi Witkoff, duke shtuar se këto garanci po “ndryshojnë lojën”. Në të njëjtën kohë, ai tha se Rusia bëri “lëshime” territoriale në lidhje me pesë provinca ukrainase.

“Rusët bënë disa lëshime në diskutimet  në lidhje me pesë rajonet (e Ukrainës lindore). Ka një diskutim të rëndësishëm rreth Donetskut dhe asaj që do të ndodhë atje”, tha Witkov.

Ai shtoi se Rusia deklaroi se do të merrte një angazhim legjislativ për të mos sulmuar asnjë territor shtesë në Ukrainë.

Ai mbrojti vendimin e Trump për të hequr dorë nga presioni ndaj Rusisë që të binte dakord për një armëpushim të menjëhershëm, duke thënë se presidenti u zhvendos drejt një marrëveshjeje paqeje sepse në takim u bë shumë përparim.

«Ne trajtuam pothuajse të gjitha çështjet e tjera që janë të nevojshme për një marrëveshje paqeje», tha ai, pa dhënë më shumë detaje.

Ai shprehu gjithashtu optimizëm për takimin e planifikuar për të hënën në Shtëpinë e Bardhë midis presidentit amerikan dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, në të cilin do të marrin pjesë edhe udhëheqësit evropianë.

“Jam optimist se do të kemi një takim produktiv të hënën, se do të arrijmë një konsensus të vërtetë, se do të jemi në gjendje të kthehemi te rusët dhe ta çojmë përpara këtë marrëveshje paqeje dhe ta përfundojmë atë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit