-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

Kryesoret

Rreth 20 hotele në Mal të Zi, gjatë vitit të fundit, kanë vendosur të rikategorizohen – duke kaluar zyrtarisht nga statusi i hotelit në atë të akomodimit privat.

Ky hap është pasojë direkte e vendimit të autoriteteve që nga fillimi i këtij viti të dyfishojnë normën e TVSH-së për shërbimet hoteliere – nga 7 në 15 për qind.

“Thjesht kaluan në akomodim privat dhe nuk e rinovuan lejen si hotel. Qëllimi nuk ishte të shmangnin detyrimet ndaj shtetit, por për shkak se ngarkesat janë më të mëdha për hotelet sesa për akomodimin privat”, tha për Radion Evropa e Lirë kryetari i Shoqatës së Hoteleve të Malit të Zi, Nikola Pejoviq.

Vendimi për rritjen e normës së TVSH-së u miratua në shtator të vitit të kaluar nga shumica parlamentare e përbërë nga Lëvizja “Evropa Tani” e kryeministrit Millojko Spajiq dhe ish-Fronti Demokratik i kryetarit të Parlamentit, Andrija Mandiq (Kliko ketu per te lexuar lajmin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit