Dy persona janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë në parcelën ku kishin kultivuar lëndë narkotike kanabis.
Ngjarja ndodhi në fshatin Rogam të Shkodrës, ndërsa Angjelin Ripaj 35 vjeç, dhe Kujtim Ripaj., 42 vjeç kishin mbjellë 1299 bimë narkotike dhe 1000 fidanë.
Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shpërdorim të detyrës, 3 kryetarë fshatrash, për kryetarin e fshatit Vilz, shtetasin F. L.; për kryetarin e fshatit Ura e Shtrenjtë, shtetasin R. M.; dhe për kryetarin e fshatit Domen, shtetasin R. B.








