Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka folur për gazetarët pas takimit të zhvilluar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në selinë e Komisionit në Bruksel.
Siç citon “The Guardian”, ajo theksoi se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe vendimet për to duhet të merren vetëm nga Ukraina.
Von der Leyen u shpreh se Bashkimi Europian do të mbështesë Ukrainën për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, pavarësisht kohëzgjatjes së konfliktit. Ajo theksoi sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe shtoi se nuk duhet të ketë asnjë kufizim për forcat e saj të armatosura.
“BE-ja do të mbështesë Ukrainën për një ‘paqë të drejtë dhe të qëndrueshme’ për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Ukraina është një vend sovran dhe duhet të jetë në gjendje të ruajë integritetin e saj territorial.”, tha presidentja e Komisionit Evropian.









