Dy vëllezër me precedentë penalë, Romeo 45 vjeç dhe Fabion Laze 39 vjeç, janë arrestuar në Sarandë, pasi sulmuan me sende të forta një nënë dhe djalin e saj, N.A. dhe E.A., pas një mosmarrëveshjeje për parkimin.
Viktimat, të cilat u plagosën rëndë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon hetimet për ngjarjen.








