Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, pas kallëzimit të një gruaje që ishte mashtruar nga ai, duke u prezantuar si agjent imobiliar.
Personi kishte marrë një shumë parash për të gjetur një banesë me qira, por nuk kishte përmbushur premtimin.
Gjatë arrestimit, policia ka gjetur një armë sportive të mbajtur pa leje dhe një palë targa të vjedhura.
Për më tepër, 34-vjeçari ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.









