14 turistë nga Franca dhe Gjermania rrezikuan të mbeteshin të izoluar në kanionin e Langaricës, pas reshjeve të mëdha që ngritën nivelin e ujit në lumin aty pranë.
Ata po eksploronin me këmbë zonën pranë “Ura e Dashit” në Përmet, kur u bllokuan nga uji dhe nuk mundën të dilnin.
Pas njoftimit, Policia e Përmetit dhe zjarrfikësit reaguan shpejt dhe organizuan shpëtimin e tyre. Fatmirësisht, të gjithë turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.