Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të takohet sërish me Donald Trump në Zyrën Ovale, ndërsa në SHBA ka nisur të diskutohet sërish për zgjedhjen e tij të veshjes.
Në takimin e mëparshëm, paraqitja me uniformë ushtarake u komentua me ironi nga Trump dhe u konsiderua si një nga faktorët që ndikoi në klimën e ftohtë mes tyre.
Për këtë vizitë, Zelensky thuhet se do të paraqitet me xhaketë të zezë, si ajo që mbajti gjatë samitit të NATO-s dhe në takimin me Ursula von der Leyen.
Megjithatë, nuk pritet të mbajë kravatë, një detaj që disa këshilltarë të Trump e shohin si mungesë formaliteti.
Ndërsa për disa kjo është një çështje simbolike, për rrethin e Trump përfaqëson më shumë sesa thjesht stil një sinjal për mënyrën si Zelensky i qaset këtyre takimeve në nivele të larta.