Studiuesi Gëzim Shala dhe profesori Mazllum Baraliu theksojnë rëndësinë e respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Shala paralajmëron që LVV-ja, si partia fituese, të mos abuzojë me të drejtën e propozimit për Kryetar Kuvendi, ndërsa Baraliu u kërkon partive politike të tregojnë përgjegjësi dhe të rikthejnë besimin e qytetarëve.
Kuvendi pritet të vazhdojë me zgjedhjen e Kryetarit me votim të hapur.