-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Pronari i shtëpisë ku u gjet laboratori 500 mijë Euro në Yzberisht

Kryesoret

Një laborator drogë është zbuluar nga policia e Tiranës në zonën e Yzberishtit.

Në kuadër të operacionit “Shape”, policia e kryeqytetit ushtroi kontroll në banesën e Shkëlqim Krrashit, ku gjeti 17 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis (çokollatë), 22.5 litra vaj kanabisi, rreth 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas siguronte sasi të mëdha të kanabisit dhe kokainës, i përgatiste në trajta dhe forma të ndryshme dhe i shiste në Yzberisht. Sipas policisë, droga e sekuestruar arrinte vlerën e 500 mijë eurove.

Në fund të operacionit u arrestua 61-vjeçari Shkelqim Krrashi, vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Zbulohet laboratori 500 mijë Euro i kokainës në Yzberisht

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit