Presidenti amerikan Donald Trump postoi një mesazh në Social Truth për bisedimet me udhëheqësit evropianë dhe Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Ai njoftoi fillimin e procedurave për një takim të drejtpërdrejtë mes Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelensky, me pjesëmarrjen e tij, pas kontakteve me liderët evropianë në Uashington.
Donald Trump shkroi: Pata një takim shumë të mirë me të ftuar të nderuar, presidentin Volodymyr Zelensky nga Ukraina, presidentin Emmanuel Macron nga Franca, presidentin Alexander Stubb nga Finlanda, kryeministren Giorgia Meloni nga Italia, kryeministrin Keir Starmer nga Mbretëria e Bashkuar, kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz, presidenti i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, takimi i të cilëve përfundoi me një takim të mëtejshëm në Zyrën Ovale.
Gjatë takimit diskutuam për Garancitë e Sigurisë për Ukrainën, të cilat do të ofrohen nga vende të ndryshme evropiane në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë janë shumë të kënaqur me perspektivën e PAQES për Rusinë/Ukrainën. Në fund të diskutimeve, telefonova Presidentin Putin dhe fillova procedurat për një takim, në një vend për t’u përcaktuar, midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelensky.
Ky takim do të pasohet nga një takim trepalësh, me dy Presidentët dhe mua. Përsëri, kjo ishte një lëvizje shumë e mirë, e hershme për një luftë që zgjati gati katër vjet. Nënpresidenti J.D. Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari special Steve Witkoff, koordinohen me Rusinë dhe Ukrainën. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”