Zbulohet në Yzberisht, Tiranë një banesë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen.
Sekuestrohen nga banesa rreth 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis (çokollatë) dhe 22.5 litra vaj kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro, një sasi kokaine, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.
Arrestohet në flagrancë pronari i banesës Shkëlqim Krrashi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.








