Një zjarr ka shpërthyer në kodrat e fshatit Lapardha, në Bashkinë e Selenicës, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve drejt banesave të zonës.
Forcat zjarrfikëse janë angazhuar menjëherë për të ndërhyrë, por terreni i vështirë ka bërë që puna e tyre të jetë e komplikuar.
Për të parandaluar përhapjen e flakëve, pritet që të ndërhyhet edhe nga ajri, duke u shpresuar që ky operacion të shmangë çdo rrezik për banesat dhe jetën e njerëzve.








