Një aksident ndodhi mëngjesin e sotëm pranë hotel “Abedini” në lagjen nr. 2 të Sarandës. Viktima është Anastasja Sirotkina, një 40-vjeçare me banim prej dy vitesh në qytet, e cila humbi kontrollin e motorit të saj tip “Piaggio” dhe doli nga rruga.
Ajo përfundoi në një hapësirë mes trotuarit dhe një pallati, ku mungon një barrierë mbrojtëse.
Banorët e zonës reaguan menjëherë, duke njoftuar shërbimet mjekësore dhe policinë.
E lënduara u transportua në urgjencën e Sarandës, ku mjekët konfirmuan se kishte pësuar frakturë në këmbë dhe ndodhej në gjendje të tronditur.









