Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Divjakë. Besmir Kumria, 32-vjeç ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal, pasi është qëlluar disa herë me thikë.
Autori është Xhesion Toromeni në kërkim. Shkak sipas policisë ishte fakti se dy familjet kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.
Sipas të dhënave Besmir Kumria punonte në Himarë gjatë sezonit të verës dhe ishte kthyer në Divjakë për të përcjellë bashkëshorten e tij që do të nisej për Gjermani pasi kishte siguruar një punë si infermiere.
Trupi i viktimës ndodhet në morgun e qytetit të Lushnjes, teksa policia ka rrethuar zonën dhe po punon për gjetjen e autorit të krimit.