Mbas pasojave të zgjedhjeve të damkosura të 11 Majit, pra përdhosjes së Kuvendit, përdhunimit të 4-ërt të Opozitës dhe arrogancës bolshevike të mbi-Pushtetit, Shqipëria po përballet me riciklimin e përvitshëm të llavës së zjarreve, më së shumti jo si fatkeqësi e natyrës, por nga dora/dalldisja e njeriut.
Paraprakisht, shprehim mirënjohjen për përkushtimin shëmbullor të ushtarakëve, policisë, shëndetësisë, gazetareve të terrenit, si dhe ndaj vendeve të NATO-s, komunitetit të biznesit dhe mbarë-Shqiptarëve për traditën fisnike të solidaritetit me banorët e prekur nga fatkeqësitë natyrore, në rastin konkret nga flakët e zjarreve.
Besoj se jemi në kohën e duhur për të bërë një vlerësim përmbledhës të gjëndjes, adresuar problemet si dhe për të kontribuar me disa këshilla strategjike mbi nevojat ulëritëse që ka modernizimi i Sistemit të Emergjencave Civile (në vijim EC).
Sigurisht, cilësia e përmbushjes së përgjegjësive shtetërore vlerësohet nga efikasiteti i strukturave dhe aktiviteteve operacionale për mbrojtjen e jetës, pasurive dhe infrastrukturave jetike nga fatkeqësitë natyrore, si p.sh. zjarret që përsëriten çdo vit, apo dhe epidemitë, aksidentet industriale, etj.
Thënë këtë, do duhet të jemi të ndershëm me qytetarët: “Garancia 100% e mbrojtjes nga fatkeqësitë e naturës ose dora e njeriut, mbetet një mision i pamundur“. Asnjë vend, përfshi Franca, Japonia, Austria, Kanada, Zvicra, etj, nuk garanjojnë mbrojtje 100% nga p.sh zjarret.
Prandaj modernizimi i Sistemit të EC (përqasjes, pajisjeve, efiçencës operacionale dhe rregullave të angazhimit) për të parandaluar, përballur me efikasitet si dhe minimizuar në maksimumin e mundshëm pasojat e fatkeqësive natyrore, mbetet sfidë dhe përgjegjësi e përhershme shtetërore
Qeveria ka po ashtu legjitimitetin të përdorë mekanizmat shtetërore, përfshirë forcën e ligjit, për të ndëshkuar pa mëshirë këqbërësit, për zjarrvënien apo dëmtimin e qëllimshëm të infrastrukturave me rëndësi kritike për jetën e komunitetit.
Së dyti, Shqipëria ka (në letër) një kornizë ligjore bashkëkohore që mirë-përcakton, llojet dhe përgjegjësitë e institucioneve në përballjen me EC:
Kushtetuta e Shqipërisë, në nenet 170, 171, 172, 173, 174, 175 dhe 176, definohen: (a) gjendja e luftës (kërcënohet territori), (b) e jashtëzakonshme (rendi kushtetues), si dhe (c) fatkeqësit natyrore ose teknologjike, në një pjesë, ose në të gjithë territorin e vendit. Gjithashtu në këto Nene, përcaktohen lloji i emergjencës, kohëzgjatja, parimet, “masa e kufizimit të drejtave të njeriut” si dhe balancohen përgjegjësitë e institucioneve kushtetuese, Parlamenti, Presidenti dhe Ekzekutivi.
Në Ligjin Nr. 8756, dt. 26.3.2001: “EC = situatë kritike urgjente e një natyre të përkohshme, që kërcënom seriozisht jetën dhe sigurinë e shtetasve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin, në një masë që kalon mbi mundësinë e organeve vendore”. Mbështetur po në këtë Ligj Qeveria, shpallë gjendjen e EC si dhe legjitimon përdorimin e strukturave, kapaciteteve dhe aseteve.
Ka disa VKM, si: “për ngritjen dhe funksionimin e strukturës kombëtare të planifikimit dhe përballimit të EC”; Organizimin dhe përgjegjësitë e shërbimit të EC”; “tarifat në situata emergjente”; si dhe udhëzimet për: “ngritjen e komisioneve vendore të EC, në bashki dhe në nivel qarku”, etj.
Së treti, Megjithë vullnetin, përpjekjet dhe përmirësimet në 15 vitet e fundit, kemi ende një sistem të brishtë të EC. Po si dhe sa adresohen mësimet e nxjerra nga 2 dekadat e fundit (?):
Në të 3 elementët e EC (Parashikimi, peshimi dhe ndërtimi skenarëve; modernizimi i kapaciteteve dhe masa të përshkallëzuara) demostrohet “protagonizëm dhe veprimtari tē ç’integruara”.
Kapacitetet duhet zhvillohen mbi bazën e mësimeve të nxjerra nga EC që kanë ndodhur apo kanë gjasa të përsëriten. Do uroja te jem gabim, por ashtu si ligjet, edhe 7 skenarët e EC (në RSM), nuk konsiderohen si reference për zhvillimin e kapaciteteve nga Institucionet përgjegjëse!
Zhvillimi i kapaciteteve të EC do duhet të bëhet bazuar ne peshimin e kërcënimeve. Prioriteti i I-rë mbeten shpëtimi i jetëve njerëzore, pastaj shërbimet sociale (ujë, drita, spitale, shkolla), pronave, infrastrukturave, ambientit?, etj. Shpesh, arritjet maten me sasinë e prezencës në zonën e operacionit, në vend të efikasitetit në shërbim të komunitetit. Edhe media i drejton më shumë kamerat te “cili politikan apo zyrtar shkoi, ku dhe çfarë tha”, në vend që të fokusohet te efikasiteti në përballjen me rreziqet nga fatëkeqësitë e natyrës.
Vendosja e EC në vartësi të MM, përveç perceptimit populist, nuk ka rezultuar si zgjidhje por barrë në Buxhetin e MM dhe misionin e FA si dhe në (de) efiçencën e strukturave e EC.
Po ashtu, “sindroma bollshevike për të gjetur armikun te Qeveria apo te Opozita e radhës” janë bërë të neveritura nga qytetarët. Thënë kjo, askujt nga Qeveria nuk duhet t’i shkojë në mendje se mbështetja u jepet qytetarëve për mëshirë, bamirësi, apo për votë elektorale për mbajtjen e pushtetit! Eshtë po aq neveritëse kur “Opozitarët e borderosë” krekosen në kolltuqet e Kuvendit mbas çdo humbje të radhës, ndërsa urdhërojnë Qeverinë: “ta ndalojë me patjetër dhe pa zero pasoja dalldisjen e natyrës apo të njerëzve të marrosur” !
Së fundmi, modernizini i kapaciteteve operacionale në përballjen me fatkeqësitë natyrore, përfshi zjarret nga dora e njeriut mbetet “ndër Emegjencat e qeverisë Rama 4”. Thënë këtë, nën papërgjegjësinë e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, po e përmbyll edhe me “5 këshilla strategjike”:
- Transformimi rrënjësor i sistemit të EC, me qëllim: “përmirësimine qasjes zyrtare, modernizimin pajisjeve, strukturave dhe rregullave të angazhimit; pra i efikasitetit operacional si dhe i kulturës së bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore, me vendet e rajonit, NATO-s dhe BE-se”.
- Ngritjen e Inspektoriatit Kombëtar të EC, në vartësi të Kryeministrit (ose Zv) si dhe alokimin e fondeve përkatëse, duke përditësuar doktrinën, paketën ligjore, VKM-të, strukturën, etj.
- Vullnet dhe konsensus i pakushtëzuar politik, vizion dhe ekspertizë e spikatur, për të përcaktuar objektivat, mënyrat dhe mjetet (ends, ways & means) për përballimin e EC. Pritritet Nr.1 mbetet jeta e njerëzve dhe infrastrukturat kritike, ndërsa në planet afatmesëm,evitimi në maksimum i butimeve të përsëritjes së tyre,
- Qytetarët nuk duan fjalime, pasi në raste fatëkeqësish presin dhe meritojnë zgjidhje sa më të shpejta. Mësimi kryesor nga përballja me zjarret dhe përmbytjet është ngritja e një sistemi të qëndrueshëm që peshon rreziqet dhe ndërton skenarët,identifikon dhe adreson mangesitë (mësimet) si dhe mat në kohë reale cilësinë e ushtrimit të përgjegjësive zyrtare pra: “kush bën çfarë, kur dhe në bashkëpunim me kë”!
- Një projekti pilot për ngritjen e Sistemit të Mbrojtjes Civile mes RSh dhe Kosovës, me koncept, paketë ligjore, kapacitete dhe strukturë të përbashkët të komandim-kontrollit (C2). Konkretisht, përtej delireve patriotike të pushtetit apo rapsodive të Gjekmarkaj, do të këshilloja; “ngritja e një Qëndre (mbarë) Kombëtare të EC (QKEC); 3 njësive logjistike (force provider) si dhe 9 bazave të mbrojtjes civile, të shpërndara në gjithë territorin e dy vendeve sovrane”.
Në shtesë, thirrjet për mbledhjen e Këshillit të (pa) Sigurisë Kombëtare, si: “për zjarret ashtu dhe krizën në lindjen e mesme”; kërcënimet e Presidentit të pa-emër ndaj Ajatallahut të Iranit, ashtu si shpallja e qeverisë së Pilinçit; përleshjet heroike të Mulve me Milet apo Gazëve me Zengjinetë në Kuvendin e mbas Shtatorit, mund të shërbejnë për të gajazur miletin, por kanë ZERO vlerë edhe në përballjen me fatëkeqësitë e natyrës.