Familja e Daniel Shimes, ish-zëvendësdrejtor i AKSHI-t, ka denoncuar humbjen e kontakteve me të në Komisariatin nr.1 në Tiranë.
Policia ka nisur verifikimet dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ai u pa për herë të fundit.
Shima është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me tenderat në AKSHI gjatë drejtimit të tij.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa familja kërkon sqarim urgjent për fatin e tij.