Një 32-vjeçar, Besmir Kumria është vrarë me thikë në Divjakë.
Sipas Policisë, ngjarja kriminale u regjistrua në fshatin Kryekuq.
Autori i dyshuar i krimit Xhesion Toromeni goditi me thikë 32-vjeçarin, i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij në një lokal të zonës.
Autori i dyshuar është një 25 vjeçar, banues në Kryekuq. Ai u largua nga vendi i krimit, por disa orë më vonë u arrestua nga Policia.
Nga hetimet paraprake dyshohet se familja e autorit dhe viktimës kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.
Punonte në Jug, erdhi të përcillte gruan për në Gjermani, e vranë për një kanal