Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda, deklaroi se vendi është i gatshëm të kontribuojë me trupa dhe pajisje ushtarake në një mision paqeruajtës në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje paqeje mes Kievit dhe Moskës.
Ai theksoi se gjithçka do të bëhet në përputhje me miratimin e parlamentit.
Deklarata vjen mes përpjekjeve të intensifikuara diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.