Papa Leo udhëheqësi i ri i Kishës Katolike dhe Papa i parë amerikan, pritet të vizitojë Libanin brenda dhjetorit bëri të ditur Kardinali Bechara Rai për televizionin al-Arabiya.
Vizita, e para jashtë Italisë për Papën e sapozgjedhur, po përgatitet, ndonëse data e saktë ende nuk është përcaktuar.
Një zyrtar i Vatikanit konfirmoi se po shqyrtohet një udhëtim që mund të përfshijë edhe Turqinë.
Papa Leo zëvendësoi të ndjerin Papa Françesku, i cili kishte planifikuar më parë një vizitë në Liban, por u detyrua ta anulojë për shkak të problemeve shëndetësore.
Libani strehon mbi dy milionë katolikë dhe mbetet një vend me rëndësi të veçantë për Kishën.








