Trupi i 41-vjeçarit shqiptar Elton Bani, i cili vdiq në Manesseno të Italisë pas ndërhyrjes së karabinierëve me armë elektroshok, u godit katër herë me pajisjen elektrike para se të rrëzohej.
Autopsia fillestare tregon se dy goditje ishin në bark dhe dy në shpinë, sipas procedurave për të shmangur arrestin kardiak.
Dy armët elektroshok janë sekuestruar dhe po i nënshtrohen një vlerësimi teknik për të kuptuar nëse funksionuan normalisht.
Prokuroria ka nisur hetimet dhe po pret rezultatet e analizave toksikologjike për të zbuluar nëse viktima ishte nën ndikimin e ndonjë substance.
Karabinierët ndërhynë pas njoftimeve të fqinjëve për një person të shqetësuar dhe të pakontrolluar.
/5pyetjet.al









