Policia kufitare ndaloi një Jet Ski me shtatë persona pranë Tushemishtit, pasi rezultoi se kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Mjeti po lundronte në ujërat tona territoriale, por u kap nga forcat e rendit.
Një prej personave ishte i mitur dhe mori një gjobë prej 10,000 lekësh, ndërsa gjashtë të tjerët u ndëshkuan me nga 50,000 lekë secili.
Përveç gjobave, mjeti u bllokua dhe personat u larguan vullnetarisht nga pika kufitare.
Drejtoria e Kufirit në Korçë paralajmëron se çdo shkelje do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me ligjin.