Aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur Naun Shundi ka ndërprerë punën në Teatrin “Zonja e Bujtinës” për shkak të një sëmundjeje serioze.
Ai u dërgua për trajtim në Francë, por shpenzimet e larta financiare bënë që familjarët të kërkonin ndihmë.
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës kanë konfirmuar përmes një deklarate zyrtare se kanë kontaktuar familjen dhe kanë garantuar mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe mbështetje të plotë në vijim të trajtimit.
Aktori pritet të kthehet së shpejti në Shqipëri, ku do të trajtohet në Qendrën e Specializuar në QSUT.