Një punonjës i Bashkisë së Fushë Arrëzit ra në prangat e policisë së Shkodrës. Në pranga u vu një 61‑vjeçar dhe sipas policisë, arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të bërë po nga një punonjës i kësaj bashkie.
Sipas denoncuesit, 61‑vjeçari fyente dhe përndiqte në rrjetet sociale atë dhe familjarët e tij, në mënyrë të përsëritur.
Policia thotë, po ashtu, se 61‑vjeçari dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka falsifikuar dokumente zyrtare.