-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Jong Un nderon ushtarët verikoreanë që luftuan në Ukrainë në krah të Rusisë

Kryesoret

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, organizoi një ceremoni zyrtare në Pyongyang për të nderuar ushtarët që morën pjesë në luftën në Ukrainë, përkrah forcave ruse.

Gjatë ceremonisë, Kim u shfaq i emocionuar, duke përqafuar ushtarë të mbijetuar dhe duke u gjunjëzuar para fotografive të atyre që humbën jetën.

Sipas agjencisë shtetërore KCNA, ai i akordoi disa komandantëve titullin “Hero i Republikës Popullore Demokratike të Koresë”, për trimëri në operacione jashtë vendit.

Kjo është hera e parë që regjimi verikorean e pranon publikisht përfshirjen e drejtpërdrejtë në luftë. Sipas burimeve perëndimore, më shumë se 10,000 ushtarë verikoreanë janë dërguar në Rusi, ku rreth 600 kanë humbur jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit